Sport

Xabi Alonso flet pas vendimit: “Jam në vendin e duhur për t’u rritur!”

Në konferencë për shtyp, Xabi Alonso theksoi se Leverkusen është klubi i duhur për t’u rritur edhe më shumë ndërsa shtoi se ka ndërmend ta respektojë kontratën me “aspirinat”.

29 Mars 2024, 19:05 Nga DOSJA
Xabi Alonso flet pas vendimit: “Jam në vendin e duhur për

GJERMANI - Klubet më të mëdha të Europës ishin gati të bënin çmendura për të pasur në krye një trajner si ai, por Xabi Alonso bëri një zgjedhje krejtësisht të kundërt. Spanjolli vendosi të qëndrojë me Bayer Leverkusen, skuadër të cilën këtë sezon po e udhëheq drejt titullit të parë në histori duke i dhënë kështu fund edhe dominimit për më shumë se një dekadë të Bayern Munich.

Në konferencë për shtyp, Xabi Alonso theksoi se Leverkusen është klubi i duhur për t’u rritur edhe më shumë ndërsa shtoi se ka ndërmend ta respektojë kontratën me “aspirinat”.

“Zgjedhja më e mirë për mua është të vazhdojë rritjen profesionale te Bayer Leverkusen. Ky është klubi i duhur. Kam një kontratë dhe nuk dua të flas më për të ardhmen, është folur shumë dhe tani duhet të përfundojnë këto zëra. Unë dua të argëtohem në punën time dhe te Leverkusen mund ta bëjë këtë. Kam të njëjtën ambicie si klubi, këtë dua për të ardhmen time”, u shpreh Alonso.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll