Bota

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Favorskaya mbuloi gjyqet e Navalny për disa vite dhe organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij tha të enjten se ajo ishte një nga gjashtë gazetaret në të gjithë vendin që u mbajtën këtë muaj.

29 Mars 2024, 16:25 Nga E. D

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt

RUSI- Gazetarja që filmoi videon e fundit të politikanit të opozitës rus Alexei Navalny para se të vdiste, Antonina Favorskaya, është arrestuar nga autoritetet. Favorskaya mbuloi gjyqet e Navalny për disa vite dhe organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij tha të enjten se ajo ishte një nga gjashtë gazetaret në të gjithë vendin që u mbajtën këtë muaj.

Mësohet se ajo akuzohet për postim në platformat e “organizatës ekstremiste”, Fondacioni i Navalnyt Kundër Korrupsionit, ka njoftuar grupi rus i të drejtave të njeriut, OVD-Info.

Ndërsa zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, tha se Favorskaya nuk publikoi asgjë në platformat e fondacionit dhe sugjeroi që autoritetet ruse ta synonin atë sepse ajo po bënte punën e saj si gazetare. OVD-Info tha se Favorskaya fillimisht u arrestua më 17 mars pasi vendosi lule në varrin e Navalny.

Ajo kaloi 10 ditë në burg pasi u akuzua për mosbindje ndaj policisë, por kur ajo periudhë e paraburgimit përfundoi, autoritetet e akuzuan përsëri. Gjithashtu Favorskaya cilësohet si një nga gazetaret ruse të shënjestruara nga qeveria e vendit si pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër disidencës në Rusi.

“Më goditën, më përdredhën gishtat, më tallën kur u përpoqa të ngrihesha, më kërkuan të tregoja çantën time sikur të kisha eksploziv aty”, tha Yarov për kohën sa ishte në paraburgim.

Këto arrestime dhe tortura vijnë pasi Fondacioni i Navalnyt kundër Korrupsionit cilësohet si organizatë ekstremiste nga shteti rus, që do të thotë se njerëzit e lidhur me të mund të përballen me burgosje.

antonina favorskaya

Sondazh

Poll