Bota

Elon Musk njofton ndryshime të reja në platformën X

Ashtu siç shkroi Musk në postimin e tij, ato llogari me më shumë se 2500 ndjekës të konfirmuar do të mund të kenë akses falas në paketën Premium që kushton 8 dollarë në muaj.

29 Mars 2024, 15:34 Nga E. D
Elon Musk njofton ndryshime të reja në platformën X
Elon Musk

SHBA- Elon Musk ka njoftuar se ndryshime do të ndodhin për llogarinë me mijëra ndjekës në platformën e rrrjeteve sociale X. Ashtu siç shkroi Musk në postimin e tij, ato llogari me më shumë se 2500 ndjekës të konfirmuar do të mund të kenë akses falas në paketën Premium që kushton 8 dollarë në muaj.

Po ashtu kjo paketë i lejon përdoruesit të modifikojë dhe të shkruajë postime më të gjata, si dhe të kufizojë numrin e reklamave që shohin në burimin e tyre, duke shtuar gjithashtu një shenjë blu pranë emrit të tyre.

Elon Musk njoftoi gjithashtu ndryshime për ata me 5000 ose më shumë ndjekës të certifikuar që do të marrin paketën Premium+ falas, me vlerë 16 dollarë në muaj, e cila i jep akses Grok, programi i inteligjencës artificiale që ka aftësinë, sipas krijuesve të tij, për tu përgjigjur në pothuajse gjithçka. Kjo vjen pasi kompania mohoi raportet se numri i njerëzve që hyjnë në X ka rënë që kur Musk bleu platformën. 

elon musk

Sondazh

Poll