Bota

Netanyahu jep dritën jeshile për rinisjen e negociatave në Katar dhe Egjipt

Netanyahu kishte zhvilluar bisedime me krerët e shërbimeve të inteligjencës izraelite Shin Bet dhe Mossad dhe aprovoi që delegacionet që i përfaqësonin ata do të shkojnë në Doha dhe Kajro në ditët në vijim me urdhër për të vazhduar me negociatat.

29 Mars 2024, 15:28 Nga S.N
Netanyahu jep dritën jeshile për rinisjen e negociatave në Katar
Benjamin Netanyahu


IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord të dërgojë delegacione izraelite në Egjipt dhe Katar , ku negociatorët po përpiqen të sigurojnë lirimin e pengjeve izraelitë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi në Rripin e Gazës, tha sot zyra e kryeministrit izraelit.

Netanyahu kishte zhvilluar bisedime me krerët e shërbimeve të inteligjencës izraelite Shin Bet dhe Mossad dhe aprovoi që delegacionet që i përfaqësonin ata do të shkojnë në Doha dhe Kajro në ditët në vijim me urdhër për të vazhduar me negociatat.

Bisedimet midis dy palëve kanë ngecur kryesisht pasi Hamasi tha në fillim të kësaj jave se nuk po tërhiqej nga kërkesat e tij qendrore, duke përfshirë një tërheqje të plotë izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim të përhershëm. Netanyahu i quajti kërkesa të tilla "absurde" dhe vazhdoi të këmbëngulte se Izraeli do të pushtonte Rafahun.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll