Bota

E rëndë në SHBA/ 30-vjeçari vret komshiun me thikë dhe sharrë elektrike i veshur si personazhi i filmit "Scream"

Viktima, i identifikuar si Whitehead Jr., u transportua në spital ku më vonë atje humbi jetën nga plagët e marra.

29 Mars 2024, 16:12 Nga S.B
E rëndë në SHBA/ 30-vjeçari vret komshiun me thikë
foto ilustruese

SHBA- Zak Russel Moyer, 30 vjeç, u arrestua pasi sulmoi për vdekje fqinjin e tij Edward Whitehead Jr. ndërsa mbante të veshur një maskë dhe kostum të njejtë me personazhin e filmit "Scream". Vrasësi më pas u kthye në shtëpi dhe pa një film derisa erdhi policia që ta arrestonte.

Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e shtetit konstatuan një 59-vjeçar, i cili kishte dëmtime të cilat i rrezikonin jetën, dhe duket se ishin shkaktuar nga një thikë. Viktima, i identifikuar si Whitehead Jr., u transportua në spital ku më vonë atje humbi jetën nga plagët e marra.

Ndërsa hetimi i tyre vazhdoi, efektivi Anthony Petroski shpjegoi se policia mësoi se Whitehead Jr. në fakt ishte goditur shumë herë me një thikë dhe një sharrë elektrike me bateri.

E rëndë në SHBA/ 30-vjeçari vret komshiun me thikë
Zak Russel Moyer

Sa për Moyerin, 30-vjeçari u pa nga pamjet e kamerave të sigurisë nga ajo ditë i veshur me një rrobë të zezë si kostum dhe një maskë që i ngjante asaj të filmit horror Scream. Moyer u mbajt në paraburgim dhe tani po mbahet në burg me një seancë paraprake të planifikuar më 3 prill.

shba vrasje scream maska e scream

Sondazh

Poll