Bota

Rreth 125,000 besimtarë palestinezë falin namazin në xhaminë Al-Aksa

Sheikh Azzam al-Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Vakëfimeve Islame në Jerusalem, tha se numri konsiderohet më i ulët se zakonisht për këtë kohë të Ramazanit, pasi numri është vlerësuar të jetë rreth 250,000 në të njëjtën ditë të vitit të kaluar. 

29 Mars 2024, 15:50 Nga E. D
Rreth 125,000 besimtarë palestinezë falin namazin në xhaminë
foto nga vendngjarja

PALESTINË- Rreth 125,000 besimtarë palestinezë kanë kryer namazin e tretë të xhumasë të muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë Al Aksa në qytetin e pushtuar të Jerusalemit, pavarësisht kufizimeve izraelite

Sheikh Azzam al-Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Vakëfimeve Islame në Jerusalem, tha se numri konsiderohet më i ulët se zakonisht për këtë kohë të Ramazanit, pasi numri është vlerësuar të jetë rreth 250,000 në të njëjtën ditë të vitit të kaluar. Një kontigjent i rëndë i policisë izraelite u vendos në hyrjet, rrethinat dhe rrugicat e qytetit, si dhe në portat e jashtme të Xhamisë Al Aksa.

Vetëm burrat mbi 55 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç u lejuan nga autoritetet izraelite të hynin në Jerusalemin Lindor të pushtuar me kusht që të kishin leje hyrjeje. Sheikh Yusuf Abu Sneineh, predikuesi i Xhamisë Al Aksa, dënoi në predikimin e tij të së premtes mosveprimin ndërkombëtar mbi veprimet e Izraelit në Gaza, ku palestinezët përballen me urinë pothuajse gjashtë muaj pas sulmeve izraelite.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll