Politike

Meta: Sa kohë që Edi Rama është kryeministër nuk mund të ketë jetë normale parlamentare

Sipas Metës Rama do bëjë gjithçka për të bllokuar llogaridhënien dhe se beson se normaliteti nuk do të zgjasë shumë. Meta gjithashtu komentoi edhe reformën Zgjedhore ku u shpreh se nuk pret asgjë nga ajo. S

29 Mars 2024, 15:44 Nga N.F
Meta: Sa kohë që Edi Rama është kryeministër nuk mund
Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nw lidhje me kthimin nw normalitet tw Kuvendit. Meta i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24 u shpreh se për sa kohë që Edi Rama është kryeministër, nuk mund të ketë jetë normale parlamentare.

Sipas Metës Rama do bëjë gjithçka për të bllokuar llogaridhënien dhe se beson se normaliteti nuk do të zgjasë shumë. Meta gjithashtu komentoi edhe reformën Zgjedhore ku u shpreh se nuk pret asgjë nga ajo. Sa i përket riorganizimit të PD-së kreu i PL-së u shpreh se është shumë i rëndësishëm.

“Për sa kohë që Edi Rama është kryeministër, nuk mund të ketë jetë normale parlamentare. Le të shpresojmë që të ketë normalitet. Por, nuk besoj se normaliteti do të zgjasë shumë. Rama do bëjë gjithçka për të bllokuar llogaridhënien. Nga Komisionet Hetimore ne presim të verifikohet paligjshmëria dhe veprimet mafioze që janë kryer në TIMS nga grupet mafioze, që mbështeten nga Rilindja.

Nuk pres ndonjë gjë nga Reforma Zgjedhore. Unë besoj se edhe opozita duhet që të riorganizohet në themel. Riorganizimi i duhet edhe Partisë Demokratike. Organizimi është shumë i rëndësishëm. Prandaj unë çohem shpejt dhe eci me ritëm. Sali Berisha është më i organizuar nga të gjithë. E rëndësishme është që opozita po lëviz”, deklaroi Meta.

meta pl rama

Sondazh

Poll