Sport

Autoritetet britanike paralajmërojnë tifozët e tyre: “Kujdes me birrën gjermane!”

Tifozët këshillohen të pinë me moderimm, pasi përmbajtja e alkoolit te birra gjermane është më e lartë

29 Mars 2024, 15:30 Nga DOSJA

Autoritetet britanike paralajmërojnë tifozët e tyre:

ANGLI - Këtë javë, autoritetet britanike lëshuan një paralajmërim për tifozët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të parë Kampionatin Evropian të futbollit për shkak të... birrës vendase.

Në notën e lëshuar, Ministria e Punëve të Jashtme Britanike thekson në thelb faktin se birra gjermane është më e fortë se ajo që britanikët janë mësuar, gjë që mund të çojë në një shkallë shumë më të hershme të 'eksitimit' dhe që, në situata ekstreme, mund të krijojë probleme, përkatësisht ndalimin e hyrjes në stadiumet e ndeshjeve.

Birra mund të jetë më e fortë se në Britaninë e Madhe, kështu që pini me moderim, njihni kufijtë tuaj dhe respektoni ligjet lokale. Mund të pengoheni të hyni në stadium nëse pini shumë”,- thuhet në shënimin e lëshuar.

Paralajmërimi mund të duket i ekzagjeruar, por ka një arsye të tillë: sipas Drinkaware, përmbajtja e alkoolit në një birrë tradicionale në Mbretërinë e Bashkuar është 4,4%, ndërsa në Gjermani është rreth 4,7%, 5,4%.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2024, 13:00

Lajm i keq për Inter Miamin…

SHBA - Inter Miami i Lionel Messit ka njoftuar se argjentinasi i ri Federico Redondo ka një dëmtim në ligamentin ...