Sport

Shtypi anglez përforcon statusin e Rúben Amorimit për pankinën e Liverpoolit...

“The Times” thekson se trajneri i Sportingut është “i njohur” në Anfield

29 Mars 2024, 14:00 Nga DOSJA

Shtypi anglez përforcon statusin e Rúben Amorimit për

ANGLI - Emri i Rúben Amorim ka qenë i lidhur me Liverpool në javët e fundit. E sa herë që flitet për zëvendësimin e mundshëm të Jürgen Klopp, lajmet përmendin trajnerin e Sportingut dhe ndër të tjera Xabi Alonso.

Lajmi i kësaj të premte është se spanjoli nuk ka gjasa të shfaqet në listën përfundimtare të kandidatëve.

Sipas ‘The Times’, Xabi Alonso synon të vazhdojë te Bayer Leverkusen, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026 dhe të vazhdojë punën që po bën sezonin e ardhshëm: kryeson Bundesligën me 10 pikë më shumë se Bayerni, klub që gjithashtu ishte i lidhur me trajnerin spanjol.

Sipas këtij lajmi, Rúben Amorim është “i vlerësuar” mirë nga Liverpooli për vendin vacant që do të lejë Jurgen Klopp. Sakaq, te ‘Reds’ vazhdon të përmendet edhe Roberto De Zerbi, trajneri i Brighton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2024, 13:00

Lajm i keq për Inter Miamin…

SHBA - Inter Miami i Lionel Messit ka njoftuar se argjentinasi i ri Federico Redondo ka një dëmtim në ligamentin ...