Sport

“Na e ka thënë qartë”: Kushti i Kimmich për të ardhmen e tij…

Vazhdimësia e mesfushorit te Bayern është, për të thënë të paktën, e pasigurt

29 Mars 2024, 12:30 Nga DOSJA
“Na e ka thënë qartë”: Kushti i Kimmich për

GJERMANI - Vazhdimësia e Joshua Kimmich te Bayern është, për të thënë të paktën, e pasigurt. Me një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe me ‘të dashura’ të panumërta nëpër kontinentin e vjetër, mesfushori gjerman vendos një kusht të vetëm për të ardhmen e tij në Mynih: të dijë se kush do të zëvendësojë Thomas Tuchel në stol në fund të këtij sezoni.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm sportiv i Bayernit, Max Eberl, në një intervistë të gjerë për ' Sky Sport Germany'. “Josh Kimmich na ka thënë qartë: “Dua të di se kush është trajneri i ri”, tha drejtori bavarez.

"Atëherë do të lindin disa pyetje. Nëse ai dëshiron të vazhdojë, nëse duam ne... Ai e ka fjalën e fundit. Por gjëja e parë është çështja e trajnerit,"- shtoi Eberl, i cili gjithashtu caktoi një afat për kërkimin e trajneri i ri. “Do të ishte mirë nëse do ta arrijmë atë në këtë muaj prill”,- vuri në dukje ai.

Do të jetë edhe koha kur Kimmich të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë te Bayern, me të cilin debutoi më shumë se nëntë vjet më pare, më 12 shtator 2015 në Bundesligë nën drejtimin e Pep Guardiolës, ose nëse preferon të fillojë një aventurë e re, larg Bavarisë. Gjysma e Evropës, i kushton vëmendje atij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll