Sport

Lajm i keq për Inter Miamin…

Argjentinasi Federico Redondo, djali i ish-futbollistit të Real Madridit, ka një dëmtim në ligamentin anësor kolateral në gjurin e majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushës për rreth tetë javë.

29 Mars 2024, 13:00 Nga DOSJA

Lajm i keq për Inter Miamin…

SHBA - Inter Miami i Lionel Messit ka njoftuar se argjentinasi i ri Federico Redondo ka një dëmtim në ligamentin anësor kolateral në gjurin e tij të majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushës për rreth tetë javë.

21 vjeç dhe djali i Fernando Redondo, një mesfushor i shquar i Real Madrid dhe ‘Albicelestes’, i riu mbërriti në skuadër me ngjyrë rozë në shkurt për të përforcuar një skuadër në të cilën, përveç Leo Messit, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi, ia ka arritur të dalë në pah.

Redondo kishte luajtur katër ndeshje, të gjitha si titullar me Inter Miami para këtij dëmtimi: dy në MLS dhe dy në CONCACAF Champions Cup. Inter Miami do të presë New York City FC në fushën e tyre këtë të shtunë në një ndeshje për kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll