Sport

Sekretet prekëse të Richarlison, me lot në sy ai flet për depresionin e tij: “Në Google kërkoja vetëm gjëra të këqija, për vdekjen"...

Sulmuesi brazilian i Spurs, Richarlison ka folur për episodin depresiv që kaloi pas Kupës së Botës në Katar.

29 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA

Sekretet prekëse të Richarlison, me lot në sy ai flet për

ANGLI - Richarlison sheh fundin e tunelit! Në një intervistë ekskluzive për “Sport”, sulmuesi brazilian i Tottenhamit, iu rikthye episodit të tij depresiv që ndodhi një ditë pas Botërorit 2022 në Katar: “Doja të stërvitesha dhe të shkoja në shtëpi, në dhomën time. Nuk e di se çfarë po më kalonte në mendje.

Madje i thashë babait se do ta lija futbollin. Sapo kisha luajtur në një Botëror, isha në momentin më të mirë të karrierës sime, por po arrija kufirin tim. Isha në depresion, gati të dorëzohesha. Unë, që dukesha i fortë mendërisht, pas Botërorit, kisha përshtypjen se gjithçka po shembet”,- u shpreh ai me emocion për mediat iberike.

Duke fërkuar shpatullat me humnerën e depresionit, lojtari nga Nova Venecia (Brazil) gjeti strehë te psikologu i tij, i cili e ndihmoi të largonte shumë mendime të dëmshme: “Psikologu më shpëtoi jetën, sepse mendoja vetëm për gjëra negative.

Në Google kërkoja vetëm gjëra të këqija, për vdekjen... Dhe sot mund të them: konsultohuni me një psikolog, është shumë e rëndësishme”,- argumentoi ai për një temë ende shumë tabu në botën e sportit profesional.

Sot, dhe pas një fillimi delikat të sezonit, përmirësimi i shëndetit mendor të brazilianit Richarlison reflektohet drejtpërdrejt në fushë, pasi ai ka shënuar tashmë njëmbëdhjetë gola dhe tre asistime në të gjitha garat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll