Bota

Ministri italian i Mbrojtjes vizitë në Kosovë, konfirmon mbështetjen në proceset e anëtarësimit në NATO dhe BE

Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

29 Mars 2024, 13:48 Nga M.B
Ministri italian i Mbrojtjes vizitë në Kosovë, konfirmon
Ceremonia

KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me ceremoni zyrtare homologun e tij italian Guido Crosetto. Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Me këtë rast, ministri Maqedonci kërkoi mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ku ministri Crosetto konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Italisë. Të dy u dakorduan se Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij, për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it. Po ashtu, delegacioni italian u njoftua rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti. 

 

 

 

guido crosetto kosova

Sondazh

Poll