Sport

Bie ‘pista’ e Xabi Alonsos për te Bayern Munich…

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness tha të enjten se do të jetë "e vështirë, nëse jo ndoshta e pamundur" për të sjellë trajnerin Xabi Alonso bavarezët

29 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Bie ‘pista’ e Xabi Alonsos për te Bayern Munich…

GJERMANI - ‘Pista’ e Xabi Alonso te Bayern Munich po bëhet gjithnjë e më e ftohtë. Presidenti i nderit i klubit bavarez, Uli Hoeness, pranoi në televizionin gjerman se trajneri i Bayer Leverkusen  "ndoshta nuk do të jetë" në pankinën bavareze vitin e ardhshëm.

Ndërsa tekniku spanjol është në rrugën e tij të mirë për të fituar Bundesligën e parë në historinë e Leverkusenit, Hoeness beson se ish-mesfushori i Bayernit, do të preferojë të vazhdojë me skuadrën e tij aktuale, ndaj tashmë ai është i sigurt se do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Dhe për pasojë shikon se Alonso nuk mbetet rruga kryesore për të zëvendësuar Thomas Tuchel: “Do të shohim nëse do të jetë e mundur ta sjellim atë këtë vit, por do të jetë e vështirë, në mos ndoshta e pamundur. Le të themi, se nëse do të kishte qenë dy ose tre vjet larg suksesit (me Leverkusen),  ndoshta do të ishte më e lehtë ta sillte atë.”

Bayer Leverkusen po kalon një sezon historik. Lideri i Bundesligës, klubi është ende i pamposhtur në të gjitha garat dhe ka dhjetë pikë epërsi në kampionat ndaj Bayern Munich të vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll