Art&Argëtim

Bianca Censori dëgjohet për herë të parë duke folur, videoja e saj bën xhiron e rrjetit

Që kur çifti bëri të ditur lidhjen e tyre, askush nuk e ka dëgjuar zërin e Biancës, as në deklarata e as përmes rrjeteve sociale.

29 Mars 2024, 10:30 Nga S.B
Bianca Censori dëgjohet për herë të parë duke folur,
Bianca dhe Kanye

SHBA- Një video e realizuar para lidhjes së saj me reperin Kanye West, ku tregon Bianca Censorin duke iu prezantuar publikut si stilistja e “Yeezy”, po bën xhiron e rrjetit orët e fundit. Që kur çifti bëri të ditur lidhjen e tyre, askush nuk e ka dëgjuar zërin e Biancës, as në deklarata e as përmes rrjeteve sociale.

Videoja, e cila u postua për herë të parë nga dikush në Reddit, tani është bërë virale edhe në X, me shikuesit që komentojnë se kjo është hera e parë që dëgjohet zëri i saj. Ajo mund të dëgjohet duke thënë në video: Unë jam një arkitekte projektuese nga Melburni, Australi. Tani për tani, unë jam duke jetuar në Los Angeles dhe jam projektuesja kryesore e Yeezy.

Duke parë këtë video, publiku nuk i ndali komentet ku në disa postime thuhej: Oh ajo tingëllon normale, Është çmenduri kjo është hera e parë që ia dëgjoj zërin, etj komente të ngjashme.

bianca censori kanye west

Sondazh

Poll