Art&Argëtim

Victoria Beckham zbulon dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë nga David (FOTO)

David këmbënguli se nuk është një biçikletë, por një skuter special i quajtur 'KneeRover' me çmim 300 euro.

28 Mars 2024, 14:48 Nga S.B
Victoria Beckham zbulon dhuratën më të bukur që ka
David dhe Victoria

ANGLI- Ish-futbollisti anglez David Beckham kujdeset shumë për gruan e tij, Victoria, e cila është duke ecur me paterica që nga mesi i shkurtit, pasi theu këmbën gjatë stërvitjes. Duke parë që Viktoria ka vështirësi me lëvizjet e saj edhe brenda shtëpisë, David u sigurua që t'i jepte dhuratën e duhur për ta çuar më shpejt në destinacion, qoftë edhe deri në kuzhinë.

David i dhuroi asaj një skuter mbi të cilin Victoria mund të vendosë këmbën e saj të lënduar, duke siguruar komoditetin që i nevojitet për të lëvizur në shtëpinë e tyre të madhe pa paterica, por me fuqinë e këmbës së saj të djathtë.

Victoria Beckham zbulon dhuratën më të bukur që ka
Victoria Beckham

David këmbënguli se nuk është një biçikletë, por një skuter special i quajtur 'KneeRover' me çmim 300 euro. Skuteri ka një shportë të madhe përpara, për të cilën Victoria tha me shaka se do të jetë e mbushur me verë, dhe gjithashtu ka një zile për t'ju paralajmëruar se po afrohet.

“Dhurata më e bukur që më ka bërë burri im”, ka shkruar 49-vjeçarja në mbishkrimin e storyt të saj.

victoria beckham david beckham

Sondazh

Poll