Art&Argëtim

Britney Spears ndryshon emrin/ Fansat shqetësohen për të: Dikush ta ndihmojë...

Ikona e viteve 2000 foli edhe për mënyrën sesi emri i saj i ri po ndikon tek ajo në profilin e saj në Instagram.

28 Mars 2024, 14:23 Nga S.B
Britney Spears ndryshon emrin/ Fansat shqetësohen për të: Dikush
Britney Spears

SHBA- Këngëtarja Britney Spears ka pasur disa probleme që nga ndryshimi i emrit në rrjetet sociale. Ajo së fundmi ka shtuar emrin Xila Maria në emrin e saj ekzistues në Instagram, River Red.

Të mërkurën këngëtarja e ‘Toxic’ u foli miqve për një udhëtim të fundit që bëri. Ikona e viteve 2000 foli edhe për mënyrën sesi emri i saj i ri po ndikon tek ajo në profilin e saj në Instagram.

“Që kur ndryshova emrin në XILA, po mundohem vërtet të kuptoj anglisht”, ka shkruar ajo.

Britney Spears ndryshon emrin/ Fansat shqetësohen për të: Dikush
Britney Spears

Britney mesa duket e ka pasur të vështirë të vesh rroba edhe gjatë udhëtimit të saj. Ditën e djeshme ajo ka postuar disa foto në Instagram në të cilat e shohim duke pozuar me rroba zbuluese apo edhe lakuriq. Megjithatë, disa prej ndjekësve të saj duket se nuk e ndajnë të njejtin gëzim me këngëtaren dhe as eksperimentimin me emrin e saj.

“Pse nuk e ndihmon dikush”, ka shkruar njëri nga fansat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

britney spears

Sondazh

Poll