Art&Argëtim

Fejohet Leonardo DiCaprio? Unaza në gishtin e të dashurës së tij ndez thashethemet

Kur çifti po bënte porosinë, Ceretti u pa duke vendosur krahun e saj rreth DiCaprios dhe në atë moment unaza e çmuar ra në sy.

28 Mars 2024, 13:41 Nga S.B
Fejohet Leonardo DiCaprio? Unaza në gishtin e të dashurës së
Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

SHBA- Për shumë vite, aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka qenë një nga ata beqarë të betuar, por mesa duket dikush ja ka marrë zemrën. Aktori hollivudian dhe modelja italiane janë në një lidhje që prej verës së kaluar dhe Vittoria tashmë ka takuar nënën e Leos.

Në një pamje të fundit në restorantin e Los Anxhelosit, Vittoria u pa me një unazë në dukje fejese. Kur çifti po bënte porosinë, Ceretti u pa duke vendosur krahun e saj rreth DiCaprios dhe në atë moment unaza e çmuar ra në sy.

Leo ka qenë i lidhur romantikisht me shumë gra gjatë gjithë jetës së tij, por Vittoria Ceretti duket se ia ka fituar zemrën. Ajo që është padyshim befasuese është se si Vittoria Ceretti ishte ajo që potencialisht arriti të bindë DiCaprion se martesa është një ide e mirë.

Fejohet Leonardo DiCaprio? Unaza në gishtin e të dashurës së
Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

Është ende e paqartë nëse ai gur i çmuar në gishtin e saj është në të vërtetë një unazë fejese, por të dhënat tregojnë se kjo është pikërisht kështu. Hera e parë që çifti ndezën thashethemet për lidhje ishte kur u panë verën e kaluar në një pistë vallëzimi në Ibiza gjatë pushimeve.

Që atëherë, çifti është parë disa herë së bashku si në Evropë ashtu edhe në Los Anxhelos. DiCaprio është takuar gjithashtu me familjen e Cerettit dhe ka bërë një ribashkim masiv mes dy familjeve.

leonardo di caprio vittoria ceretti

Sondazh

Poll