Art&Argëtim

Shakira nxit thashethemet për një romancë të re, fotografohet në shoqërinë e aktorit të njohur

Ashtu siç pritej, raportet flasin për një romancë të mundshme, me këtë dalje që ndez edhe më shumë thashethemet.

28 Mars 2024, 17:36 Nga S.B
Shakira nxit thashethemet për një romancë të re,
Lucien Laviscount dhe Shakira

SHBA- Menjëherë pas pjesëmarrjes së aktorit Lucien Laviscount në videoklipin e ri të Shakirës, dyshja janë parë së bashku duke darkuar. Ylli kolumbian ka dalë me të në Nju Jork, ndërsa kamera i ka kapur në një restorant të njohur italian në qytet.

Madje, aktori ishte edhe prezent në shfaqjen e Shakirës në “Times Square”. Ashtu siç pritej, raportet flasin për një romancë të mundshme, me këtë dalje që ndez edhe më shumë thashethemet.

Lucien Laviscount dhe Shakira

Megjithatë, gjithçka nisi me videoklipin e këngëtares për duetin e saj me Cardi B, ‘Punteria’. Në të, ylli kolumbian shihet në skena sensuale me aktorin Lucien Laviscount. Në Instagramin e saj, Shakira promovoi këngën e saj të re dhe zgjodhi të postojë foto nga skenat me Laviscount.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

shakira lucien laviscoud

Sondazh

Poll