Sport

Ish-trajneri i kombëtares së Kinës, Li Tie pranon se ka marrë miliona euro ryshfet…

I dyshuari për marrjen e ryshfeteve në kontekstin e trukimeve të ndeshjeve, ish-trajneri i kombëtares së Kinës, Li Tie u deklarua fajtor të enjten.

28 Mars 2024, 20:23 Nga DOSJA
Ish-trajneri i kombëtares së Kinës, Li Tie pranon se ka

KINE - Dy ditë pasi ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, u dënua me burgim të përjetshëm për marrje ryshfeti, ish-ndërkombëtari Li Tie, pranoi se kishte marrë edhe ryshfet, në kontekstin e mashtrimit të takimeve.

Trajner i klubit Wuhan Zall, dhe më pas trajner i kombëtares së Kinës nga janari 2020 deri në dhjetor 2021, dyshohet se ka marrë rreth 10 milionë euro ryshfet midis 2017 dhe 2021.

Sipas gjykatës provinciale Hubei, "Li Tie u deklarua fajtor dhe shprehu pendim". Gjykata deklaroi gjithashtu se dënimi i tij nuk do të dihet deri më vonë.

Janarin e kaluar, Li Tie kishte pranuar tashmë se kishte paguar rreth 400.000 euro për të pasuar Marcello Lippin në stolin e kombëtares kineze në vitin 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll