Sport

Formula 1/ Flavio Briatore iu nënshtrua një operacioni në zemër, ku i gjetën një tumor: "Më gjetën një masë beninje!"...

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-menaxheri i ekipit të Formula 1, i cili u largua sot nga San Raffaele në Milano: “Parandalimi është i rëndësishëm”

28 Mars 2024, 19:08 Nga DOSJA

Formula 1/ Flavio Briatore iu nënshtrua një operacioni në

ITALI - Flavio Briatore ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër. “Kam pasur një masë beninje që më është hequr me një operacion minimal invaziv, duke përdorur një teknikë endoskopike”,- tha vetë ish-menaxheri i ekipit të Formula 1 në një video të publikuar në profilet e tij sociale.

"Dhjetë ditë më parë shkova në San Raffaele për të bërë një kontroll rutinë dhe më gjetën një tumor beninj në zemrën time. Ata ndërhynë menjëherë, unë jam këtu t'ju tregoj për këtë, isha dhjetë ditë në San Raffaele, u zhduka nga të gjitha mediat sociale”. Pastaj Briatore bën një apel: "Parandalimi mjekësor është thelbësor!".

 “Duhet të falënderoj mjekët në San Raffaele, ata ishin të shkëlqyeshëm, duhet të falënderoj Elisabetta Gregoraci, e cila ishte me mua gjatë gjithë kësaj periudhe dhe djalin tim që erdhi për të më vizituar nga Monako. I kisha pranë të gjithë miqtë e mi”,- tha sërish Briatore.

E rendësishme është që ne duhet të kontrollojmë veten dhe të mos e neglizhojmë veten, këtë kontroll e kam bërë para dy vitesh dhe nuk kisha asgjë, ndersa tani më kanë gjetur këtë gjë, por tani për fat jam këtu dhe nesër fillojmë përsëri." "Kirurgjia ishte një sukses i përsosur dhe falënderoj ngrohtësisht Prof. Francesco Maisano, ekipin e kujdesit intensiv kardiokirurgjik dhe departamentin legjendar të 1st Q të San Raffaele", shtoi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flavio Briatore (@briatoreflavio)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll