Sport

Sandro Tonali akuzohet për baste sportive të paligjshme edhe në Premier League, më 5 prill verdikti i dytë nga Federata Angleze...

Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali është akuzuar nga FA angleze për baste në pesëdhjetë ndeshje midis gushtit dhe tetorit 2023.

28 Mars 2024, 18:17 Nga DOSJA
Sandro Tonali akuzohet për baste sportive të paligjshme edhe në

ANGLI - Premier League, stuhi e re për Tonalin: FA e akuzon atë për baste edhe në Angli. Sipas Federatës Angleze të Futbollit, ish-lojtari i Milanit ka shkelur rregullat e basteve edhe 50 herë pas transferimit te Newcastle: rrezikon një skualifikim të mëtejshëm.

Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për "shkelje të Rregullit E8 të FA në 50 raste, duke vendosur baste në ndeshjet e futbollit midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023. Sandro Tonali ka kohë deri më 5 prill 2024 për të shpjeguar veprimet e tij”.

Federata Angleze e Futbollit pretendon se ish-lojtari i Milanit do të kishte vendosur disa baste në futboll (50 për të qenë të saktë midis 12 gushtit dhe 12 tetorit 2023) edhe pas kalimit të tij në Premier League, e cila u zhvillua në fillim të korrikut. 

23-vjeçari italian (15 ndeshje), i cili erdhi nga AC Milan në Premier League verën e kaluar, tashmë ishte pezulluar më 26 tetor për dhjetë muaj nga Federata Italiane për përfshirjen e tij në baste të paligjshme kur ai luante te Brescia (2017-2020) dhe AC Milan. Në pritje të konkluzioneve të FA, mesfushori u autorizua vetëm të stërvitet me shokët e tij.

‘Magies’ reaguan menjëherë: “Sandro vazhdon të respektojë plotësisht hetimet në lidhje me të dhe ai ruan mbështetjen e plotë të klubit”. Italiani nuk e ka veshur fanelën e Newcastle që prej 25 tetorit dhe një ndeshje kundër Borussia Dortmund (0-1) në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll