Sport

Nuk ka kohë për pushim, Sylvinho në Madrid për të parë Spanjën, rivalin e ‘Euro 2024’

Në këtë ‘mision’ Sylvinho është shoqëruar edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zabaleta e Doriva.

28 Mars 2024, 13:30 Nga DOSJA

Nuk ka kohë për pushim, Sylvinho në Madrid për të

TIRANE - Mësohet se trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, nuk humb kohë, menjëherë pas miqësores Suedi-Shqipëri, ai ka fluturuar drejt kryeqytetit Madridit për të ndjekur 'live' në “Santiago Bernabeu” miqësoren mes Spanjës dhe Brazilit.

Një mision i dyfishtë për Sylvinhon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, do të shohë nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Europianit “Gjermani 2024”.

Në këtë mision Sylvinho është shoqëruar edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zabaleta e Doriva. Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dyseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll