Bota

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik i bëri thirrje Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës që të mbyllë institucionet ndërkombëtare në vend ose të përballet me kundërmasa.

28 Mars 2024, 20:00 Nga E. D
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së,
Milorad Dodik

SERBI- Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe (RS), gjatë fjalimit të sotëm në Asamblenë Kombëtare të RS, propozoi një mënyrë për të relaksuar situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Dodik i bëri thirrje Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës që të mbyllë institucionet ndërkombëtare në vend ose të përballet me kundërmasa.

“Që nëse kjo nuk bëhet, përfaqësuesit tanë të caktojnë Asamblenë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës dhe ai kuvend t’i shpallë të pavlefshme vendimet e Schmidt-it të rremë”, tha ai. 

Zyrtarët serbë të Bosnjës nuk e njohin Schmidt-in si Përfaqësues të Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, duke thënë se ish-ministri i qeverisë gjermane nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ata kanë paralajmëruar se nuk do ta pranojnë vendimin e tij dhe përkundrazi do të miratojnë ligjin e tyre zgjedhor. Dodiku ka thënë se nëse vendimi i Schmidtit nuk anulohet brenda një periudhe 7-ditore dhe shpallet i pavlefshëm nga parlamenti kombëtar, deputetët serbë do të bojkotojnë punën.

“Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë, si dhe Schmidt, duhet të shpallen armiq të Bosnjës dhe të dëbohen nga vendi”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tij, partia e tij në pushtet SNSD do të prishë partneritetin e saj me partnerët aktualë në qeveri dhe do ta bllokojë punën e saj. 

milorad dodik

Sondazh

Poll