Bota

Presidenti iranin kritikon liderët islamikë për pasivitet dhe mungesë veprimi për popullin e Gazës

Al-Nakhalah, i cili u takua me Raisin pas një takimi me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se palestinezët kanë befasuar Izraelin dhe aleatët e tij, veçanërisht SHBA-në nga rezistenca e tyre.

28 Mars 2024, 19:57 Nga S.N

 

Presidenti iranin kritikon liderët islamikë për pasivitet dhe
Foto nga takimi

IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi i kritikoi liderët islamikë për pasivitet dhe mungesë veprimi në lidhje me popullin palestinez në një takim me udhëheqësin e Xhihadit Islamik Palestinez, Ziyad al-Nakhalah.

“Populli i Gazës jo vetëm që nuk është ulur në pritje të mbështetjes së disa vendeve dhe qeverive islamike, por ka dëshmuar se entitetet, shoqatat dhe sindikatat ndërkombëtare që pretendojnë se mbështesin të drejtat e njeriut janë të padobishme dhe kanë sfiduar rendin e padrejtë global.” ka thënë Raisi.

Al-Nakhalah, i cili u takua me Raisin pas një takimi me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se palestinezët kanë befasuar Izraelin dhe aleatët e tij, veçanërisht SHBA-në nga rezistenca e tyre.

Mbështetja e boshtit të rezistencës i dha shpresë popullit të Gazës dhe luftëtarëve palestinezë dhe dërgoi mesazhin e rëndësishëm se kombi palestinez nuk është i vetëm në luftën e tij kundër armikut sionist.

iran palestine

Sondazh

Poll