Bota

Hetimi i Covid: Jetët e 4,000 të moshuarve në Madrid mund të ishte shpëtuar

I nisur në prill të vitit të kaluar, komisioni kaloi muaj të tërë duke hulumtuar dhe përpiluar dëshmitë e anëtarëve të familjes, stafit të shtëpive të kujdesit në rajonin që kishte numrin më të madh të vdekjeve në fillim të pandemisë.

28 Mars 2024, 18:32 Nga E. D
Hetimi i Covid: Jetët e 4,000 të moshuarve në Madrid mund të
fotot ilustruese

MADRIT- Një komision hetimi në Madrid tha sot se të paktën 4000 të moshuar në shtëpitë e kujdesit që humbën jetën nga Covid, do të kishin shpëtuar nëse ishin lejuar të dërgoheshin në spital gjatë kohës së izolimit drastik. I nisur në prill të vitit të kaluar, komisioni kaloi muaj të tërë duke hulumtuar dhe përpiluar dëshmitë e anëtarëve të familjes, stafit të shtëpive të kujdesit në rajonin që kishte numrin më të madh të vdekjeve në fillim të pandemisë.

Gjithashu zyrtarët thonë në raportin me 148 faqe, se numri pacientëve që dërgoheshin në spitale në Madrid nisi të ulej ndërsa infeksionet rriteshin në mars 2020, ndërsa shtëpitë e të moshuarve kishin mungesa të theksuara mjekimesh e mjetesh mbrojtëse. Skenat e zymta të gjendjes ku ishin lënë të moshuarit në Spanjë u zbuluan pas dislokimit të ushtrisë për të ndihmuar me virusin.

“Gjatë vizitave të tyre ushtarët panë të moshuar të sëmurë të braktisur, madje dhe të vdekur në krevatet e tyre”, tha ministrja e mbrojtjes Margarita Robles, në mars 2020.

Gjithsej 9,470 njerëz vdiqën në shtëpitë e të moshuarve në Madrid deri në fund të 2020. Shumica e atyre që vdiqën  gati 7,300 nuk u dërguar në një spital. 

"Kjo kërkesë për tu transferuar, nga shtëpia e të moshuarve, nga anëtari i familjes dhe të mos i thuhet nga shërbimet e urgjencës, nga spitali ky ishte një vendim politik. Ata mund të mos kenë vdekur nëse do të ishin marrë vendime të tjera politike," tha Fernando Lamata Cotanda i cili është kujdesur për politikat shëndetësore të qeverisë socialiste.

Qeveria e Madridit refuzon pretendimet duke thënë se raporti i komisioni është i politizuar dhe se administrata kishte bërë çdo gjë të mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë.

gjithashtu babai i Valero ishte një nga të vdekurit në shtëpitë e kujdesit në Madrid.

“Ai vdiq vetëm, me askënd pranë tij, me askënd pranë tij që e donte. Mua nuk më linin ta takoja. Ata çuan trupin në krematorium dhe më dhanë hirin tre muaj më vonë," shton Valero 

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo është shkelja më e madhe e të drejtave në historinë e Spanjës. Nuk do të harrojmë një gjeneratë të tërë që është masakruar në ato rrethana," thotë gjithashtu Carmen López, nëna e të cilës vdiq e sëmurë një ditë pasi ishte lejuar të transferohej në spital.

madrit

Sondazh

Poll