Bota

Ministria e Jashtme e Palestinës: Sulmet e dhunshme izraelite ndaj komunitetit beduin janë përpjekje për të zgjeruar pushtimin

Ministria thotë se sulmet e dhunshme nga kolonët janë një përpjekje për të pushtuar më shumë zona të territorit palestinez dhe përmend djegien e shtëpisë së një palestinezi në zonën Marajat dhe përpjekjen e një koloni izraelit për të goditur një shtëpi tjetër në fshatin Jiftlik.

28 Mars 2024, 18:49 Nga S.N
Ministria e Jashtme e Palestinës: Sulmet e dhunshme izraelite ndaj
Foto Ilustrim

PALESTINË- Ministria e Jashtme palestineze lëshoi ​​një deklaratë duke tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të përsëritura ndaj komunitetit beduintë okupuar të Bregut Perëndimor. Në Palestinë banojnë 40 mijë beduinë, të xilët janë të përhapur kryesisht në shtetet islamike ë Azi dhe në Afrikë.

Ministria thotë se sulmet e dhunshme nga kolonët janë një përpjekje për të pushtuar më shumë zona të territorit palestinez dhe përmend djegien e shtëpisë së një palestinezi në zonën Marajat dhe përpjekjen e një koloni izraelit për të goditur një shtëpi tjetër në fshatin Jiftlik.

“Ministria e vëzhgon këtë luftë agresive me seriozitet ekstrem dhe e konsideron atë një përpjekje të shoqatave të kolonëve për të plaçkitur dhe vjedhur tokën palestineze”, thotë minsitria. Në deklaratë thuhet se ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë janë të vetëdijshëm për sulmet dhe i mbështesin ato.

izrael palestine

Sondazh

Poll