Bota

Franca blindohet gjatë fundjavës për Pashkën Katolike, shkak frika nga sulmet terroriste

Niveli shumë i lartë i kërcënimit terrorist, si dhe vazhdimi i tensioneve ndërkombëtare" kryesisht me luftën në Gaza dhe sulmin ndaj Moskës, kërkojnë ruajtjen e një niveli shumë të lartë vigjilence për festat e Pashkëve, shënon ministria në një shkresë.

28 Mars 2024, 17:35 Nga S.N
Franca blindohet gjatë fundjavës për Pashkën Katolike, shkak
Foto Ilustrim

FRANCË- Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin u ka kërkuar rajoneve që të vendosin forca të zbatimit të ligjit përpara të gjitha kishave katolike dhe tempujve protestantë për festën e Pashkëve këtë fundjavë.

Niveli shumë i lartë i kërcënimit terrorist, si dhe vazhdimi i tensioneve ndërkombëtare" kryesisht me luftën në Gaza dhe sulmin ndaj Moskës, kërkojnë ruajtjen e një niveli shumë të lartë vigjilence për festat e Pashkëve, shënon ministria në një shkresë.

“Në veçanti është e nevojshme të insistohet në kontrollin vizual të turmës që do të vërshojë me qëllim identifikimin e personave të dyshimtë ose të tregohet një vëmendje e veçantë ndaj automjeteve të parkuara pranë vendeve të tubimit apo adhurimit”, shkruan ministrit të brendshëm francez.

Ministri shton, në një raport, direktivën për të organizuar një prezencë fizike  të forcave të zbatimit të ligjit, sistematikisht përpara të gjitha kishave dhe tempujve, veçanërisht gjatë shërbesave të së Premtes së Madhe, të Shtunën e Shenjtë dhe të Dielën e Pashkëve.

Dy sulme të planifikuara terroriste në Franca kanë dështuar. Njëri përfshinte një plan për një akt të dhunshëm kundër një ndërtese fetare katolike nga një njeri "i cili me sa duket kishte përqafuar ideologjinë xhihadiste", tha zyra e prokurorit anti-terrorist (Pnat).

Në moshën 62-vjeçare, ky burrë u arrestua më 8 mars për formimin e një "organizate kriminale që synonte përgatitjen e krimeve kundër njerëzve", sipas Pnat.

france pashak katolike

Sondazh

Poll