Bota

Lufton me ushtrinë e Putin në lindje të Ukrainës, babai britanik refuzon të birin

Babai i një tradhtari britanik, i cili iu bashkua ushtrisë ruse për të luftuar kundër Ukrainës, ka dënuar sot djalin e tij duke thënë se ai nuk është luftëtar.

28 Mars 2024, 16:56 Nga E. D
Lufton me ushtrinë e Putin në lindje të Ukrainës, babai
Ben Stimson

BRITANI- Ben Stimson u rrefuazua nga babi i tij Martin Stimson pasi ai mësoi se ka udhëtuar në Donetsk në Lindje të Ukrainës për të luftuar me ushtrinë ruse, ndërsa prindërve u kishte thënë se do të jepte mësim anglisht. Babai i një tradhtari britanik, i cili iu bashkua ushtrisë ruse për të luftuar kundër Ukrainës, ka dënuar sot djalin e tij duke thënë se ai nuk është luftëtar. Martin Stimson, një ish-këshilltar lokal tregoi se si i ka larë duart e djalit të tij pasi zbuloi të vërtetën. 

Martin thotë se Ben jetoi për disa muaj me prindërit pasi doli nga burgu dhe në shkurt u nis për në Rusi. Gjithashtu ai më herët është parë nga militantët pro-rusë në Donbas në 2015 dhe për këtë ishte burgosur pas kthimit në Britani, shkruan e përditshmja DailyMail. Tani ai lufton me brigadën Pyatnashka, edhe pse babai i tij Martin thotë se është i shokuar, pasi idea që Ben të bëhej një ushtar i dukej qesharake.

Lufton me ushtrinë e Putin në lindje të Ukrainës, babai

“Ai nuk donte asnjëherë të shkonte në ushtri në Britani, ishte në shumë një mbrojtës i ambejntit që shkonte në protesta dhe ngjitej nëpër pemë, gjëra të këtij lloji. Erdhi këtu me ne vitin që shkoi kur doli nga burgu, derisa të gjente një shtëpi të tijën që mund të përballonte. Por dhe kur ishte këtu rrinte si një i huaj që nuk dilte nga dhoma e tij. Më parë më tha se do të shkonte të niste një jetë të re në Spanjë, më pas tha se do të shkonte në Turqi dhe më vonë tha se kishte gjetur punë si ndihmës mësues anglishteje në Rusi. E kishte pasur qejf gjithmonë Rusinë dhe u nis," tha babai i tij. 

Gjithashu Martin shton se ka bllokuar kontaktet me të birin.Ben ka shpërndarë dhe më parë video online të luftës në Donetsk prej vitit 2015, mes militantëve te zonës pro-ruse dhe ushtrisë së Ukrainës. Një miku i tij britanik që lufton atje Aiden Minnis, 37 vjeç, i cili e quan veten “Z patriot”, gjithashtu është refuzuar nga familja e tij në Britani.

ben stimson martin stimson

Sondazh

Poll