Bota

Nga dekori i shtëpisë tek kozmetika e ushqimi i kafshëve, brandi i ri i Meghan Markle do i ketë të gjitha

Mund të thuhet se perandoria amerikane e Meghan-it po zgjerohet dita-ditës.

28 Mars 2024, 16:35 Nga S.B
Nga dekori i shtëpisë tek kozmetika e ushqimi i kafshëve, brandi
Meghan Markle dhe Princi Harry

SHBA- Që kur u publikuan lajmet për markën e stilit të jetesës së Meghan Markle, fansat e saj kanë spekuluar saktësisht se çfarë do të përfshijë “American Riviera Orchard”. Disa menduan menjëherë për pije falë përmendjes së pemëve frutore në emër, ndërsa të tjerë ishin të bindur se do të nxirrte produkte dekorimi për shtëpi.

Por pse duhet të zgjedhë dukesha vetëm një kategori, kur mund të përballet kaq lehtë me të gjitha? Dhe sipas dokumenteve të reja të markave tregtare dhe të drejtave të autorit të paraqitura në emër të familjes mbretërore, duket se ky është me të vërtetë plani i saj.

Siç zbuloi revista People, Meghan dhe ekipi i saj kanë siguruar të drejtat e përdorimit të kozmetikës, duke përfshirë produkte të kujdesit për trupin si vajra, kremra dhe sapunë. Këto janë licencat ekzistuese të produkteve: nga dekorimi i shtëpisë te bizhuteritë dhe madje edhe ushqimi për kafshët shtëpiake.

Mund të thuhet se perandoria amerikane e Meghan-it po zgjerohet dita-ditës. Sigurisht, kjo nuk është e panjohur për të, pasi para se të takonte dhe martohej me Princin Harry, ajo vetë drejtonte “The Tig”, një faqe e njohur që nxirrte në pah zgjedhjet dhe produktet e saj të preferuara nga një gamë e gjerë kategorish.

meghan markle princi harry

Sondazh

Poll