Bota

Dalin pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Mësohet se Livingstone nga Enfield, Londër, përveç sulmit me thikë, është dënuar dhe është shpallur fajtor edhe për tentativë grabitje dhe posedim arme, 

28 Mars 2024, 15:24 Nga E. D
Dalin pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person
foto nga vendngjarja

LOMDËR- Një grabitës me thikë, i cili u kap nga kameret duke goditur me thikë një shofer Deliveroo për të tentuar t'i vidhte biçikletën, është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg. Pamjet tronditëse të sulmit, i cili ndodhi më 1 korrik të vitit të kaluar, tregojnë Lewis Livingstone, 19 vjeç, duke shkelmuar viktimën dhe duke e detyruar atë të zbresë nga biçikleta.

Mësohet se Livingstone nga Enfield, Londër, përveç sulmit me thikë, është dënuar dhe është shpallur fajtor edhe për tentativë grabitje dhe posedim arme. 

Po ashtu ai është dënuar edhe me kusht për një vepër të mëparshme, për të cilën tani do të duhet të vuajë dënimin prej 18 muajsh, duke e çuar totalin në tetë vjet burgim.

Pas sulmit, viktima ka marrë ndihmë mjekësore përpara se të dërgohej në spital, ku rezultoi se nuk ishte në rrezik për jetën. Ai pretendon se ende nuk e ka kaluar tronditjen dhe frikën si rezultat i sulmit.

“Ende nuk e kam kapërcyer tronditjen dhe frikën. E kalova natën në spital duke pasur makthe. Ende kam shumë dhimbje. Tani jam në radhë duke pritur për operacionin tim”, tha viktima

 

londër

Sondazh

Poll