Bota

Ukraina përsërit thirrjen për më shumë mbrojtje ajrore

Ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov kishte informuar partnerët për pasojat e sulmeve dhe u kërkoi atyre që të siguronin më shumë pajisje për t’i bërë ballë sulmeve.

28 Mars 2024, 15:55 Nga E. D
Ukraina përsërit thirrjen për më shumë mbrojtje ajrore
foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë furnizime të mbrojtjes ajrore në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë pas një serie sulmesh raketore ruse në infrastrukturën kritike.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov kishte informuar partnerët për pasojat e sulmeve dhe u kërkoi atyre që të siguronin më shumë pajisje për t’i bërë ballë sulmeve.

Moska i ka përshkruar më parë sulmet e saj të fundit si pjesë e një serie bastisjesh hakmarrëse në përgjigje të sulmeve të Kievit në rajonet ruse.

rustem umerov

Sondazh

Poll