Politike

"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kushdo, qoftë edhe vëllai i Kryeministrit

Bardhi i drejtoi edhe Ramës pyetjen: Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? 

28 Mars 2024, 14:22 Nga r.ll
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas fakteve të paraqitura në deklaratën e sotme për mediat për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, i kërkoi SPAK të nisë hetimet. 

Ai i bëri thirrje kryeprokurorit Altin Dumanin të provojë se në Shqipëri hetohet dhe vihet para përgjegjësisë kushdo, edhe nëse është vëllai i kryeministrit. 

Bardhi i drejtoi edhe këtij të fundit pyetjen: Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? 

PJESË NGA DEKLARATA E BARDHIT:

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani, na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova është para jush, prova është kjo dosje.

Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje:

Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? 

Kur foli për herë të fundit për këtë çështje, në emisionin “Opinion”, Edi Rama nuk dha asnjë përgjigje. Përdori gjuhë fyese ndaj meje, por nuk u mor me thelbin e çështjes: Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës?

Uroj që sot të mos u ikë fakteve. Ka një shprehje që thotë se e vërteta të jep lirinë, por më parë të bën të ndihesh i mjerë. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga pengmarrja e narkotrafikut! Kjo do të ishte vepra më e mirë e tij! Ndoshta e vetmja vepër e mirë e tij në këto 11 vjet, në interes të Shqipërisë! 

gazment bardhi olsi rama edi rama altin dumani

Sondazh

Poll