Politike

I dënuar për shpërdorim detyre, GJKKO liron nga qelia ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. 

28 Mars 2024, 12:23 Nga r.ll
I dënuar për shpërdorim detyre, GJKKO liron nga qelia
fran tuci

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tucin i cili ishte dënuar për shpërdorim detyre.  GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. 

Ish-kryebashkiaku dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku u shpallën fajtorë pasi shpyllëzuan një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte asokohe. 

Në akuzën e tij thuhej se zona u shpyllëzua për hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash, nismë kjo e një subjekti privat, në formën e abuzimit. Tuci i kushtoi buxhetit të shtetit 234 milionë lekë dëm, shifër kjo e përllogaritur nga Porkuroria e Posaçme.

fran tuci gjkko

Sondazh

Poll