Politike

Afera e Inceneratorëve/ Ish-kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Mësohet se Çipa ka shkuar në SPAK për tu pyetur në lidhje me aferën e Inceneratorëve. 

28 Mars 2024, 13:02 Nga I.A
Afera e Inceneratorëve/ Ish-kryebashkiaku i Sarandës Stefan
SPAK

TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist Stefan Çipa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Çipa ka shkuar në SPAK për tu pyetur në lidhje me aferën e Inceneratorëve. 

Ende nuk dihet nëse Çipa do të pyetet si person në dijeni në lidhje me inceneratorët, apo për ndërhyrje të drejtpërdrejtë. ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim për këtë çështje as nga SPAK dhe as nga Çipa.

Çipa ka mbajtur disa pozicione shtetërore pune, gjatë karrierës së tij që nga kryebashkiak i Sarandës, te deputet socialist ashtu dhe drejtor i Përgjithshëm të Burgjeve apo i Entit Kombëtar të Banesave.

stefan Çipa

Sondazh

Poll