Bota

Masakra ndaj familjeve Bogujevci e Duriçi në Podujevë, Osmani: Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend!

Më tej në reagim Osmani shkuan se këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë. Ajo shkruan se liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend.

28 Mars 2024, 13:57 Nga N.F
Masakra ndaj familjeve Bogujevci e Duriçi në Podujevë, Osmani:
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriçi në Podujevë. Përmes një reagimi Osmani shkruan se nga kjo maksakër kanë humbur jetën 14 anëtarë të dy familjevë ndërsa shton se mes vikitmave ishin edhe 7 fëmiojë.

Më tej në reagim Osmani shkuan se këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë. Ajo shkruan se liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend.

“25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra. Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë. Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriçi!”, ka shkruar Osmani.

koso osmani masaker

Sondazh

Poll