Bota

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, mjafton që Putin t'i tërheq trupat

Këto komente Scholz i bëri gjatë një interviste dhënë për Maerkische Allgemeine Zeitung, duke theksuar se gjithmonë ka pasur iniciativa ndërmjetësimi për t’i dhënë fund luftës të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës.

28 Mars 2024, 12:35 Nga M.B
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo
Olaf Scholz

GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, nëse presidenti rus Vladimir Putin ndal fushatën e tij ushtarake dhe të tërheq trupat nga Ukraina. Këto komente Scholz i bëri gjatë një interviste dhënë për Maerkische Allgemeine Zeitung, duke theksuar se gjithmonë ka pasur iniciativa ndërmjetësimi për t’i dhënë fund luftës të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës.

“Menjëherë pas shpërthimit të luftës, palët e përfshira në luftë negociuan drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Por ato bisedime dështuan sepse Rusia i përdori ato vetëm si pretekst për të lëvizur trupat e saj në të njëjtën kohë në lindje të Ukrainës, dhe të përgatisë ofensivën në shkallë të gjerë. Filluan masakrat në Bucha dhe Irppin, krime të tmerrshme kundër të drejtave të njeriut që i kryen forcat ruse kundër popullatës civile. Paqja është e mundur në çdo moment, Putini thjesht duhet të ndërpresë fushatën e tij barbare ushtarake dhe të tërheq trupat”, tha Scholz.

olaf scholz

Sondazh

Poll