Bota

Shkak rënia e përdoruesve? Elon Musk njofton më shumë ndryshime në platformën "X"

Miliarderi i teknologjisë, duke shkruar në platformën e njohur tha se të gjitha llogaritë me më shumë se 2,500 ndjekës të abonentëve të verifikuar do të jenë në gjendje të kenë akses që zakonisht kushtojnë 8 dollarë në muaj.

28 Mars 2024, 13:00 Nga N.F

Shkak rënia e përdoruesve? Elon Musk njofton më shumë

Elon Musk

SHBA- Elon Musk ka njoftuar ndryshime të mëtejshme në platformën e mediave sociale "X" që do të shohin disa llogari që marrin shërbim premium falas. Miliarderi i teknologjisë, duke shkruar në platformën e njohur tha se të gjitha llogaritë që kanë më shumë se 2,500 abonentë të verifikuar do të jenë në gjendje të kenë akses në shërbimin premium falas që zakonisht kushtojnë 8 dollarë në muaj.

Premium dhe Premium+ u jep përdoruesve akses në Grok, një model i inteligjencës artificiale që synon të përgjigjet pothuajse çdo gjë. Kjo vjen pasi kompania mohoi raportet se numri i njerëzve që hyjnë në X ka rënë që kur Musk mori pushtetin.

Përdoruesit e përditshëm në mbarë botën të aplikacionit celular "X" ranë në 174 milionë në shkurt, 15% më pak nga një vit më parë, sipas hulumtimit nga firma e të dhënave Sensor Toëer. Shifrat e vetë X sugjerojnë gjithashtu një rënie që nga nëntori 2022.

Ndërkohë, njoftimi i Musk për ndryshimin e fundit të platformës u prit me konfuzion nga disa përdorues - ndërsa një analist pretendoi se do të prekte vetëm deri në tetë llogari. Komentuesit i kërkuan X që të sqaronte se kujt i referonin këto ndryshime.

elon musk x ndryshime

Sondazh

Poll