Bota

VIDEO/ "Simbol i rezistencës", lokali i saj u bombardua nga rusët, ukrainasja vazhdon të shërbejë në të

Mariia ishte në vendin e saj të punës në kryeqytetin e Ukrainës në mëngjesin e 25 marsit, kur ky qytet filloi të goditet nga raketat.

28 Mars 2024, 12:48 Nga M.B
VIDEO/ "Simbol i rezistencës", lokali i saj u bombardua nga
Mariia

UKRAINA- Një bariste në Kiev është bërë simbol i rezistencës, pasi vazhdoi të shërbente pavarësisht se dyqani i saj u bombardua nga Rusia. Mariia ishte në vendin e saj të punës në kryeqytetin e Ukrainës në mëngjesin e 25 marsit, kur ky qytet filloi të goditet nga raketat. Kamerat e sigurisë brenda dyqanit kanë kapur momentin kur nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja thyhet dhe frigoriferi për pak sa nuk përfundon mbi të.

Por pasi e pastroi, Mariia iu rikthye punës dhe ishte e vendosur ta kryer shërbimin, pavarësisht se një copë e madhe e xhamit i mungonte në dyqan. Videoja është shpërndarë edhe nga politikani ukrainas Anton Gerashchenko i cili theksoi se vajza si kjo ka shumë në Ukrainë. 

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll