Bota

Analisti mbretëror u jep përgjigje pikëpyetjeve rreth sëmundjes së Kate Middleton: Vuan nga kanceri i zorrës së trashë

I pyetur se kur do të kthehej në detyrat e saj mbretërore, ai tha se skenari më i mundshëm do të ishte në qershor ose korrik dhe se paraqitja e saj do të ishte në garat mbretërore në Ascot.

28 Mars 2024, 12:11 Nga N.F
Analisti mbretëror u jep përgjigje pikëpyetjeve rreth
Kate Middleton

ANGLI- Gazetari belg dhe analisti mbretëror, Marc Roche për mes një interviste ka bërë të ditur se rreth formës së kancerit nga e cila vuan Princesha e Uellsit, Kate Middleton duke cituar një burim të mirëinformuar.

“Gjithçka tregon se ajo ka një histerektomi dhe kancer të zorrës së trashë. Siç shpjegoi ai, Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai.

I pyetur se kur do të kthehej në detyrat e saj mbretërore, ai tha se skenari më i mundshëm do të ishte në qershor ose korrik dhe se paraqitja e saj do të ishte në garat mbretërore në Ascot.

“Duke ditur shqetësimin e saj për t'u dukur gjithmonë sa më mirë, ajo do të kthehet kur të shërohet plotësisht. Një gjë është e sigurt: nuk duhet të presim një deklaratë të re. Nuk do të ketë asnjë përditësim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore”, tha Roche.


Kur u pyet se pse princesha zgjodhi ta zbulonte sëmundjen e saj në një video dhe jo në një deklaratë zyrtare, gazetari belg u përgjigj se pamjet vizuale janë të rendësishmë për Kate dhe prandaj ka zgjedhur këtë mënyrë.


"Kate Middleton është një fotografe amatore që ka punuar në modë, kështu që pamjet vizuale janë shumë të rëndësishme për të. Ajo është gjithmonë shumë e kujdesshme për pamjen e saj, imazhin e saj, stërvitet vazhdimisht dhe ha shumë pak. Dhe siç thoshte gjithmonë mbretëresha Elizabeth "duhet të të shohin që të të besojnë. Ajo që më bëri përshtypje të veçantë ishte drejtimi i kësaj videoje. E vetme në një stol kopshti, me xhinse, grim minimal, unaza e princeshës Diana si elementi i vetëm mbretëror. Kate Middleton donte të tregonte se është afër popullit dhe në veçanti t'i bënte thirrje brezit të ri, i cili nuk e mbështet aq shumë monarkinë,” tha ai.

 

kate middleton princesha e wellsit marc roche

Sondazh

Poll