28 Mars 2024, 11:40
Nga N.F
Petkoviç
SERBI- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një “gjest armiqësor” karshi Serbisë, duke shtuar se Beogradi nuk do të ndalet së kundërshtuari këtë gjë “hapur, politikisht dhe në mënyrë procedurale”.
Përmes një njoftimi më 28 mars, Petkoviç tha se “ka një dëshirë për nxitim” për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, për shkak të, siç tha ai, “disa interesave gjeostrategjike që kanë pak të bëjnë qoftë me Beogradin apo Prishtinën”.
“Por, ata që vendosin për këtë le të mendojnë me kujdes nëse anëtarësimi eventual i Prishtinës në Këshillin e Evropës do të kontribuojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në kontinentin tonë, apo nëse do të kishte efektin e kundërt”, tha Petkoviç.
Ai shtoi se Serbia i bën thirrje partnerëve të saj në Këshillin e Evropës “të kenë parasysh se një rezultat i tillë do të ishte precedent që do të shkatërronte vetë parimet fundamentale të kësaj organizate” kur vendosin që të përfshijnë edhe Kosovën.
“Do të ishte qartësisht një gjest armiqësor karshi Serbisë, e cila deri më tani ka qenë anëtare aktive dhe e përkushtuar e kësaj organizate ndërkombëtare”, u tha në njoftim.
Më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku u rekomandua që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Raporti u miratua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim.
Zyrtarët e tjerë të Serbisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kundërshton anëtarësimin e shtetit në organizatat ndërkombëtare, e kanë kritikuar vendimin e Komitetit. Më 22 mars presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte njoftuar për mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga Këshilli i Evropës nëse në këtë organizatë do të pranohej Kosova.
Ideja e Vuçiqit është përkrahur nga ish-kryeministrja, tani kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiç. Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.
Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.
Marrë nga REL
serbia petar petkoviç kie
Bota
28 Mars 2024, 11:13
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar dhe në Faceboook pasi Kosova e kaloi me sukses votimin në hapin e p...
Bota
28 Mars 2024, 11:13
N.F
Xhakarta
INDONEZI- Parlamenti i Indonezisë caktoi status të veçantë për Xhakartën, duke e mbajtur metropolin si epiqendr&eu...
Bota
28 Mars 2024, 11:05
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euros si e vetmja valut&e...
Bota
28 Mars 2024, 10:52
M.B
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba
UKRAINA- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kishte mbërritur në Nju Delhi sot ...
Bota
28 Mars 2024, 10:39
N.F
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci...
Bota
28 Mars 2024, 10:31
M.B
Aleksandër Vulin dhe Milorad Dodik
SERBIA- Themeluesi i Lëvizjes Socialiste, i sanskionuari nga Amerika, ish-shefi i BIA-s serbe dhe pro-rusi Ale...
Bota
28 Mars 2024, 10:17
M.B
Horizonti me zonën bankare shihet gjatë perëndimit të diellit në Frankfurt, Gjermani, 27 shkurt 2024.
BERLIN– Numri i njer&e...
Bota
28 Mars 2024, 09:53
N.F
Mbreti Charles
ANGLI- Ditën e sotme për katolikët është e enjta e Madhe dhe Mbreti Charles III pritet që...
Bota
28 Mars 2024, 09:49
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kosova sot kujton demonstratat popullore të vitit 1989. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri i ...
Bota
28 Mars 2024, 09:39
M.B
Pavel Durov
MOSKË– Kremlini i tha pronarit të Telegram, Pavel Durov, të ishte më i vëmendshëm pasi aplikacioni i mesazh...