Art&Argëtim

"Mos u ndjeni në presion"/ Habit Rebel Wilson, zbulon se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në moshën 35-vjeçare

Në librin e saj të ardhshëm "Rebel Rising" ajo përfshiu këtë referencë, në përpjekje për të përcjellë një mesazh pozitiv.

28 Mars 2024, 10:51 Nga S.B
"Mos u ndjeni në presion"/ Habit Rebel Wilson, zbulon se ka kryer
Rebel Wilson

SHBA- Aktorja australiane Rebel Wilson po kalon vitin e zbulimeve të saj pasi me rastin e librit të kujtimeve, ajo është e vendosur të ndajë shumë informacione personale. Aktorja 44-vjeçare së fundmi ndau një kujtim personal në lidhje me herën e parë që bëri seks. Siç ka rrëfyer ajo, kjo ka ndodhur në moshën 35-vjeçare.

Në librin e saj të ardhshëm "Rebel Rising" ajo përfshiu këtë referencë, në përpjekje për të përcjellë një mesazh pozitiv. Nëpërmjet librit të saj, Wilson u drejtohet atyre që ndihen nën presion për të nxituar në seks për shkak të stereotipeve të moshës.

Në një intervistë me People, Rebel Wilson tha: Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të bëhen pak më të pjekur. Dhe mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Është e qartë se nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndiheni nën presion.

Në të njëjtin libër, aktorja do t'i referohet edhe një eksperience të pakëndshme që ka pasur me bashkëpunëtorin e saj në "Grimsby", Sacha Baron Cohen, i cili, siç pretendon Wilson, i ka bërë presion për të filmuar skena seksi. Në kujtimet e saj, të shkëputura nga libri ajo i referohet atij, duke shpjeguar se sa herë luante me të, ndjente se ai po mendonte për të lakuriq.

rebel wilson

Sondazh

Poll