Art&Argëtim

Konflikt i ashpër mes Chiara Ferragnit dhe Fedez në ditëlindjen e vajzës, çfarë ndodhi mes tyre?

Fedez kishte postuar disa ditë më parë në rrjetet sociale një foto në të cilën dukej fytyra e djalit të tij Leone, por pak minuta më vonë e fshiu nga Instagrami.

27 Mars 2024, 17:14 Nga S.B
Konflikt i ashpër mes Chiara Ferragnit dhe Fedez në ditëlindjen e
Fedez dhe Chiara

ITALI- Ndoshta deri pak kohë më parë Chiara Ferragni dhe Fedez konsideroheshin si një nga çiftet më të dashur të showbiz-it, por gjërat kanë ndryshuar dhe sipas raportimeve lidhja e tyre nuk është më aspak siç ka qenë. Gazeta italiane ‘Corriere della Sera’ raporton se ditë më parë ka pasur një sherr të madh në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre.

Siç raporton botimi, sapo ka përfunduar festa e ditëlindjes së vajzës së tyre 3-vjeçare, Fedez është sulmuar pas një sherri të egër me Chiara Ferragnin, ndërsa nëna e këngëtarit Tatiana është përpjekur ta qetësojë.

Ndonëse nuk dihen arsyet e konfliktit, gazeta spekulon se bëhet fjalë për marrëveshjen e fundit të bërë nëpërmjet avokatëve të tyre, se ata nuk mund të publikojnë më fytyrat e fëmijëve në rrjetet sociale. Fedez kishte postuar disa ditë më parë në rrjetet sociale një foto në të cilën dukej fytyra e djalit të tij Leone, por pak minuta më vonë e fshiu nga Instagrami.

Konflikt i ashpër mes Chiara Ferragnit dhe Fedez në ditëlindjen e
Chiara dhe fëmijët e saj

Pas konfliktit, influencuesja e njohur ka udhëtuar drejt Dubait me fëmijët e saj, ndërsa Fedez së shpejti do të zhvendoset në një shtëpi të re. Javët e fundit këngëtari ka jetuar në një apartament, por ‘Corriere della Sera’ raporton se rezidenca e tij e re ka një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë dhe ndodhet në zonën e Piazza Castello, më pak se 3 kilometra larg lagjes CityLife ku jeton Ferragni me fëmijët e tyre.

chiara ferragni dhe fedez

Sondazh

Poll