Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës viziton Indinë: Do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë formulës së paqes

Ukraina shpreson të mbajë një samit të liderëve botërorë pa pjesëmarrjen ruse në muajt e ardhshëm për të avancuar planin e saj për paqen, një "formulë" që kërkon ndër të tjera tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj.

28 Mars 2024, 10:52 Nga M.B
Ministri i Jashtëm i Ukrainës viziton Indinë: Do t'i
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba

UKRAINA- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kishte mbërritur në Nju Delhi sot për të çuar përpara vizionin e Kievit për rrugën drejt paqes në Ukrainë dhe për të forcuar lidhjet me Indinë. India ka pasur tradicionalisht lidhje të ngushta ekonomike dhe mbrojtëse me Moskën dhe nuk e kritikoi Rusinë për pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, në vend të kësaj duke rritur blerjet e naftës ruse në nivele rekord.

“Duke ndërtuar mbi dialogun midis (presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy) dhe (kryeministrit indian Narendra Modi), ne do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë formulës së paqes”, shkroi Kuleba në platformën e mediave sociale X.

Ukraina shpreson të mbajë një samit të liderëve botërorë pa pjesëmarrjen ruse në muajt e ardhshëm për të avancuar planin e saj për paqen, një "formulë" që kërkon ndër të tjera tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj. Rusia e ka hedhur poshtë nismën diplomatike ukrainase. Modi mbajti telefonata të veçanta javën e kaluar me Zelensky-n dhe presidentin rus Vladimir Putin përpara vizitës së Kuleba.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll