Bota

Bujar Osmani: Uroj që Kosova të pranohet në Këshillin e Europës në prill

Ai shkruan se votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe 4 “kundër”. 

28 Mars 2024, 09:09 Nga M.B
Bujar Osmani: Uroj që Kosova të pranohet në Këshillin e
Bujar Osmani

KOSOVA- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka përshëndetur miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Europës, Dora Bakoyani, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian. Ai shkruan se votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe 4 “kundër”. Osmani shtoi se uron që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në atë institucion evropian.

“Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”, ka raportuar Osmani në Rrjetin Social “X”.

bujar osmani

Sondazh

Poll