Bota

Në pritje të Pashkëve Katolike, Mbreti Charles do t’u drejtohet britanikëve për herë të parë pas zbulimit të sëmundjes së Kate Middleton

Kjo është hera e parë që monarku do të flasë publikisht pas zbulimit të kancerit të Kate Middleton ndërsa raportohet se fjalimi i tij do të i regjistruar në video.

28 Mars 2024, 09:53 Nga N.F
Në pritje të Pashkëve Katolike, Mbreti Charles do t’u
 Mbreti Charles 

ANGLI- Ditën e sotme për katolikët është e enjta e Madhe dhe Mbreti Charles III pritet që të dalë më një prononcim për popullit britanik. Kjo është hera e parë që monarku do të flasë publikisht pas zbulimit të kancerit të Kate Middleton ndërsa raportohet se fjalimi i tij do të i regjistruar në video.


Sipas mediave britanike, Charles do të theksojë rëndësinë e miqësisë sidomos në kohë të vështira. Në veçanti, në mesazhin e tij mbreti do t'i referohet shembullit të Jezusit, i cili tregoi si duhet t'i shërbejmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Fjalimi do të transmetohet sot gjatë shërbimit në Katedralen ëorcester, ku do të jetë e pranishme mbretëresha Camilla.

Mbretëresha Camilla do të përfaqësojë Charles për herë të parë këtë vit. Edhe pse mediat britanike nuk japin më shumë informacion për përmbajtjen e mesazhit të mbretit për Pashkë, monarku 75-vjeçar nuk përjashtohet të flasë për problemet shëndetësore me të cilat po përballet ai dhe princesha e Uellsit.

Çdo të enjte përpara të dielës së Pashkëve, monarku shpërndan dhurata me monedha - që korrespondojnë me moshën e tij - për pensionistët që kanë kontribuar për kishën dhe komunitetin e tyre. Ceremonia daton në shekullin e 4-të dhe përkujton Jezusin që lau këmbët e Apostujve të tij në darkën e fundit.

 mbreti charles  pashke kate middleton

Sondazh

Poll