Bota

Vendimi për pranimin e rekomandimit të Kosovës për anëtarësimin në KiE, reagon Daçiç: E turpshme!

Në reagimin e tij Daçiç u shpreh se ky vendim është i turpshëm dhe skandaloz.

28 Mars 2024, 09:29 Nga N.F
Vendimi për pranimin e rekomandimit të Kosovës për
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në reagimin e tij Daçiç u shpreh se ky vendim është i turpshëm dhe skandaloz.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, tha Daçiç.


Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

“Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

serbia dacic kosova kie

Sondazh

Poll