Bota

Një person i armatosur hap zjarr pranë një shkolle në Izrael, tre të rinj të plagosur, një në gjendje të rëndë

Sipas radios shtetërore izraelite, sulmuesi, i cili mbante një kapuç dhe mbante një armë gjysmë automatike, filloi të qëllonte pak pas orës 7 të mëngjesit mbi automjetet.

28 Mars 2024, 08:42 Nga r.ll
Një person i armatosur hap zjarr pranë një shkolle në
shenjat e plumbave

IZRAEL- Tre të plagosur është bilanci i sulmit të armatosur nga një person i panjohur, i cili hapi zjarr mëngjesin e së enjtes kundër disa automjeteve, përfshirë një shkollë, pranë Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Awza”, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jerikos, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë plagosur më lehtë.

Sipas radios shtetërore izraelite, sulmuesi, i cili mbante një kapuç dhe mbante një armë gjysmë automatike, filloi të qëllonte pak pas orës 7 të mëngjesit mbi automjetet. Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët ndërsa po kërkonte për sulmuesin.

sulm ne izrael

Sondazh

Poll