Bota

Franca padit adoleshenten myslimane, dyshohet se ka gënjyer se është goditur nga drejtori i shkollës pas një sherri për heqjen e hixhabit

Në ditët pas sherrit, drejtori i shkollës mori kërcënime me vdekje në rrjetet sociale dhe njoftoi dorëheqjen e tij. Kërcënimi i dhunës nga ekstremistët myslimanë po merret jashtëzakonisht seriozisht në shkollat ​​franceze pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj dy mësuesve

28 Mars 2024, 08:41 Nga N.F
Franca padit adoleshenten myslimane, dyshohet se ka gënjyer se
Foto ilustruese

FRANCË- Franca do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane pasi dyshohet se ajo akuzoi në mënyrë të rreme drejtorin e shkollës se e kishte goditur gjatë një debati të ashpër, sepse vajza këmbënguli të mbante shaminë e saj.

Sipas BBC, drejtori - emri i të cilit nuk është bërë i ditur - kërkoi nga tre studente në fund të shkurtit të kaluar që të hiqnin shamitë e tyre , të cilat janë të ndaluara sipas ligjit francez. Dy nga vajzat respektuan udhëzimin, por e treta ka reaguar ashpër, duke shkaktuar një përplasje të ashpër verbale. Kjo vajzë më vonë ka pohuar se drejtori e ka goditur, por gjatë hetimeve të kryera nga autoritetet nuk u gjet asnjë provë për një gjë të tillë.


Në ditët pas sherrit, drejtori i shkollës mori kërcënime me vdekje në rrjetet sociale dhe njoftoi dorëheqjen e tij. Kërcënimi i dhunës nga ekstremistët myslimanë po merret jashtëzakonisht seriozisht në shkollat ​​franceze pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj dy mësuesve. Samuel Paty u vra në një periferi të Parisit në vitin 2020 dhe Dominique Bernard humbi jetën në shkollën ku jepte mësim në Arras pesë muaj më parë.

Dy persona janë marrë në paraburgim në lidhje me kërcënimet e fundit të marra nga drejtori i cili dha dorëheqjen për të mbrojtur veten dhe shkollën Ndonëse nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, bëhet fjalë për persona që nuk kanë lidhje me shkollën, siç sqaroi Ministria franceze e Arsimit.


Në komente, kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi se shteti do ta ndiqte penalisht vajzën për pretendimet e saj të rreme, ndërsa politikanët si nga e djathta ashtu edhe nga e majta shprehën zemërim që karriera e një mësuesi të respektuar iu dha fund para kohe nga një fushatë urrejtjeje në internet.

franca hixhab paditje

Sondazh

Poll