Bota

Hyri fshehurazi në morg dhe i preu veshin vëllait të ndjerë, shpjegimi: Nuk kisha zgjidhje tjetër, trashëgimia në mes

Ming Li vdiq në moshën 58-vjeçare nga sëmundja e mushkërive dhe vëllai i tij dyshoi se djali i të ndjerit, Cheng Zhang Li, kishte lidhje jashtë martese. Nëse konfirmohej se është e vërtetë, i riu nuk do të kishte të drejtën e trashëgimisë, e cila përfshinte një shtëpi milion dollarësh në periferi të Sydneyt, Petersham.

28 Mars 2024, 08:27 Nga M.B
Hyri fshehurazi në morg dhe i preu veshin vëllait të ndjerë,
Vëllezërit


AUSTRALIA- Mediat australiane kanë publikuar rastin e Jian Zong Li nga Sydney që u dënua për prerjen e një pjese të veshit të vëllait të tij të ndjerë, Jian Ming Li në ditën e varrimit të tij. Ming Li vdiq në moshën 58-vjeçare nga sëmundja e mushkërive dhe vëllai i tij dyshoi se djali i të ndjerit, Cheng Zhang Li, kishte lidhje jashtë martese. Nëse konfirmohej se është e vërtetë, i riu nuk do të kishte të drejtën e trashëgimisë, e cila përfshinte një shtëpi milion dollarësh në periferi të Sydneyt, Petersham. Zong Li pranoi të tregonte versionin e tij për shfaqjen televizive “A Current Affair”.

“Vëllai nuk ka lënë testament të vlefshëm. I kërkova Cheng të bënte një test të ADN-së, por ai nuk pranoi. Prandaj e ndjeva detyrimin t’i marr gjërat në dorë”, ka shpjeguar ai.

Ai pretendon se drejtori i funeralit refuzoi një kërkesë për të marrë një mostër të lëkurës ose flokëve nga i ndjeri.

“Nuk kisha zgjidhje, disa orë më vonë do të digjej. Hyra brenda me djalin tim dhe ia preva një pjesë të veshit”, tha ai.

Vëllai shton se nëna e tyre i duhej ta merrte trashëgiminë, pasi është në gjendje të keqe financiare. Ai e vendosi një pjesë të veshit në një qese plastike, pastaj në një enë qelqi dhe në fund në frigorifer. Plani i tij u zbulua vetëm kur ai u përpoq të merrte një vërtetim nga zyra e funeralit. Shërbimi ka njoftuar menjëherë familjarët e të ndjerit. Oficerët më vonë erdhën në banesën e Zong Li dhe gjetën një pjesë të veshit në frigorifer. Ai pranoi atë që bëri në Gjykatën e Burwoodit dhe u gjobit me 1500 dollarë. Cheng më vonë u zbulua se ishte djali legjitim i të ndjerit Jian Ming Li.

australia

Sondazh

Poll